IKMT: Ja çfarë riparimesh mund të
bëni në banesa pa leje nga bashkitë

IKMT: Ja çfarë riparimesh mund të<br />bëni në banesa pa leje nga bashkitë
Riparimi apo rifreskimi i bojës së fasadave, riparimi dhe rinovimi i dyshemeve, apo zëvendësimi i pajisjeve higjieno-sanitare. Janë këto disa prej punimeve që, sipas Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mund të kryhen pa nevojë për të marrë leje nëpër bashki. Në ccdo rast tjetër shkelësit do të përballen me dënimet e përcaktuara nga ligji. 

IKMT ka publikuar në faqen e vet zyrtare të gjitha llojet e punimeve që mund të kryehen pa leje. Pa leje mund të bëhet rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese; pastrimi i fasadave; riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave, por gjithnjë pa ndryshuar karakteristikat fillesatrre.

Zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes; riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale tëndryshme; riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse; vendosja e hekurave mbrojtës në dritare; vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave; lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve; dhe riparimi i rrethimeve ekzistuese.

Pa leje mund të bëhet gjithashtu riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë. Nuk nevojiten leje as për ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare, veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit.

Sanksionet 
Inspektoriati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka publikuar në faqen e vet zyrtare eshe dënimet që parashikon Kodi Penal për ndërtuesit pa leje. Kush ndërton pa leje në tokën publike për qellime fitimi rrezikon 2 deri 8 vite burg, ndërkohë 1 deri 5 vite burg rrezikon kush ndërton pa leje në tokën e tjetrit. Dënimit me burg nuk I shpëtojnë as ata që ndërtojnë pa leje në tokën e tyre, për të cilët Kodi penal parashikon deri 1 vit heqje lirie. Nga ana tjetër, kompanitë të cilat janë pjesë e ndërtimeve pa leje, (kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh) dënohen me 3 vjet burg.

Në rast të konstatimit të shkeljeve, Inspektorati mban një procesverbal dhe brenda 10 ditëve nga konstatimi i kundërvajtjes, IKMT dhe ai i Njësisë Vendore nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga kryeinspektori. 

Vendimi për pezullimin e punimeve në ndërtim merret kur është i nevojshëm një afat kohor paraprak për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Vendimi për prishje shoqërohet me vendimet e dënimit me gjobë dhe për kundërvajtësin përgatitet kallëzimi penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan