IKMT kallëzon kryebashkiakun
e Kamzës, Xhelal Mziu

IKMT kallëzon kryebashkiakun<br />e Kamzës, Xhelal Mziu
TIRANE-Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu  për “Shpërdorim Detyre”.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, kryebashkiaku i Kamzës është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje për të cilët kishte vendim prishjeje. 

“Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IKMT-në e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut të bashkisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

IKMT ngre dyshime se mosprishja e banesave është përdorur si mjet presioni apo favorizim personash me qëllim përfitimi elektoral.

Njoftimi nga IKMT: Nuk ekzekutoi 89 vendime per prishje objektesh
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, IKMT përgjatë një kontrolli të ushtruar në IMT e Kamzës ka vërejtur mosveprime nga ana e kryeinspektorit dhe inspektorëve të këtij institucioni, që përbëjnë kundërvajtje penale të parashikuara në ligj.

Nga 89 vendime për prishje objekti, mes të cilave vetëm 48 në periudhën maj-qershor të këtij viti, nuk është egzekutuar asnjë. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kryeinspektorit drejtuar kryetarit të bashkisë si organi epror, për sigurimin e mjeteve për egzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e kryebashkiakut nuk është ndërrmarrë asnjë veprim.

I çuditshëm është fakti se pjesa më e madhe e vendimeve për prishje objekti janë marrë në periudhën parazgjedhore, fakt që ngre dyshime të arsyeshme se janë përdorur si mjet presioni apo favorizim personash me qëllim përfitimi elektoral.

Për këto shkaqe, IKMT ka kërkuar nga prokuroria e Tiranës, fillimin e procedimit penal për Xhelal Mziun, kryetar I bashkisë Kamëz, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

IKMT në ushtrim të funksioneve dhe detyrave ligjore të saj do të vijojë si përherë kontrollet e befta dhe periodike në të gjitha IMT e bashkive në Shqipëri, me qëllim verifikimin e zbatimit të vendimeve, dhe punës së kryer në shërbim të qytetarëve dhe territorit shqiptar.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat