IKMT kallëzim penal për kryetarin
e bashkisë Shkodër, Lorenc Luka
 

IKMT kallëzim penal për kryetarin<br />e bashkisë Shkodër, Lorenc Luka<br /> 
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht një tjetër zyrtar të lartë të pushtetit vendor. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka akuzohet nga IKMT për shpërndorim të detyrës në bashkëpunim.
 
Së bashku me të, kallzohen edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe shtetasja Aida Shllaku, aktualisht me detyrë, drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. 

Nga hetimet del se këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshem ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht.
 
Po ashtu IKMT kallëzon penalisht edhe shtetasit Sezai Kraja me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe shtetasit Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore.
 
Akuza edhe për këta persona është “shpërdorim detyre” për shkak të mos respektimit të urdhërimeve ligjore për vazhdimin e proçedurave si dhe zbatimit të vendimeve të marra. IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për shtetasit që ushtrojnë aktualisht funksione publike.

Luka: Një goditje për shkaqe politike
Në një reagimin për televizionin  A1Report, kryebashkiaku Lorenc Luka shprehet se për këtë kallëzim është njohur nëpërmjet mediave dhe nuk ka asnjë shkresë zyrtare të mbërritur në zyrën e tij. Sipas tij kjo mund të jetë edhe një goditje për shkaqe politike në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale. 

Reagimi i Bashkisë Shkodër
Bashkia Shkodër, e detyruar nga një interesim i tejskajshëm mediatik, si dhe e opinionit qytetar shkodran , e ndien për detyrë që t’ju bëjë me dije se, kallëzimin penal në drejtim të kryetarit të Bashkisë, si dhe të një pjese të punojësve të administratës së saj , e kemi mësuar vetëm nga MEDIAT .Ndërkohë që në Bashkinë Shkodër, deri në këto momente nuk ka të depozituar asnjë material në lidhje me objektin e cështjes në fjalë, por ne, ju garantojmë se ruajmë të drejten e prononcimit, sapo materiali të mbërrijë në Bashki. Bashkia Shkodër I siguron të gjithë qytetarët e saj, se do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe shërbimet që ka ndaj qytetit dhe qytetarëve.
Duke përfundunduar, Bashkia Shkodër gjen rastin të falenderojë të gjithë qytetarët shkodranë për interesimin si dhe mbështejen e pakursyer që ato I kanë dhënë dhe do ti japin bashkisë Shkodër , për vazhdimësinë e punëve të mira për qytetin tonë të përbashkët.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë