IKMT nis aksionin në Tiranë, do
prishen mbi 80 objekte pa leje

IKMT nis aksionin në Tiranë, do<br />prishen mbi 80 objekte pa leje
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.

Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.

Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë