TIRANË - Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një operacion në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në Unazën e Madhe, në kryeqytet.
Sipas IKMT-së, plani i punës përfshin segmentin rrugor Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike, ndërsa që në orët e para të mëngjesit fadromat kanë nisur punën. Ditën e sotme, u bë shembja e tre godinave, përkatësisht dy trekatëshe dhe një njëkatëshe.
Gjatë aksionit IKMT thekson se është në mbështetje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili ka kryer edhe shpronësimet e objekteve të planifikuara për shembje. Në këtë drejtim në zonën e Fabrikës së Birrës, janë 70 familje të komunitetit rom, nga të cilat 45 familje që preken nga prishja e objekteve, janë dëmshpërblyer
Po ashtu bëhet e ditur se aksioni në këtë segment do të zgjasë për disa ditë, pa një afat të caktuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO