Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme një operacion në Bashkinë Belsh ku janë të paktën 23 objekte një dhe disa katëshe që janë planifikuar të prishen gjatë këtij aksioni,në kuadër të projektit "Asambli i Rilindjes Urbane,Belsh".

Disa nga këto objekte do të prishen me shpërthim të kontrolluar. Objektet janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky operacion mendohet të zgjasë një javë deri në dy javë.

Njëkohësisht IKMT është duke vijuar edhe operacionin në Vlorë, i cili ka hyrë në javën e dytë.

ikmt belsh

ikmt belsh

ikmt belsh

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)