IKMT operacion në Dhërmi dhe
Vuno, disa do prishen me shpërthim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në zonën e Dhërmiut dhe të Vunoit.
Operacioni është i përqëndruar në qëndrat historike të këtyre fshatrave që i përkasin bashkisë së Himarës.
 
Nga IKMT janë evidentuar deri tani 28 objekte të kundërligjshëm nga 1 deri në 5 kate lartësi, me konstruksion përgjithësisht muraturë dhe beton-arme me funksione të ndryshme.
 
Për shkak të vështirësisë së terrenit, mjetet e IKMT në disa raste nuk kanë mundur të ndërhyjnë.
 
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, xhenierët e ushtrisë punojnë me mjetet e tyre për prishjen e këtyre objekteve, duke përdorur edhe duart.
 
IKMT për disa objekte parashikon prishjen e tyre me shpërthim të kontrolluar.  

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit