Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot operacionin për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën e Himarës, konkretisht në sheshin Pilur, por është përballur me rezistencën e banorëve që nuk lejojnë prishjen e një ndërtese dykatëshe pa leje.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, sapo ekspertët e saj kanë nisur prishjen qytetarët kanë kundërshtuar, çka ka bërë që procesi i prishjes së objektit të ndërpritet, pasi banorët janë mbyllur brenda godinës.
Ky inspektoriat i bën thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të mos pengojnë punën e ekspertëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com