IKMT: PD shpif, shtesa e ndërtimit
të deputetit Abazi e legalizua

 IKMT: PD shpif, shtesa e ndërtimit<br />të deputetit Abazi e legalizua
Inspektorati  kombëtar i mbrojtjes së territorit ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, për ndërtimin e një kati pa lejë në një ndërtesë në zonën e “Zogut të Zi”, për llogari të deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas IKMT-së, “e vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës.

IKMT thekson se qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.

Reagimi i Plotë i IKMT-së.

Nuk jemi të çuditur nga sulmi i Partise Demokratike lidhur me një shtesë kati të realizuar në vitin 2012 kur kryetari i PD Lulëzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Tirana ishte vatra më e nxehtë e ndërtimeve pa leje! Sepse nuk është hera e parë që ish-kryetari i bashkisë sulmon dhe përbalt punën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. E vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës. Kështu që duke e ftuar opozitën të kontribuojë në denoncimin e rasteve të rralla të ndërtimeve pa leje, hedhim poshtë pretendimin e saj në këtë rast. Qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)