Deri më tani janë shëmbur 80 objekte dhe nuk janë regjistruar incidente.
Banorët e prekur nga shembja e ndërtesave kërkojnë sa më parë dëmshpërblimin e vendosur nga qeveria.
Aksioni është në ditën e pestë të tij dhe pritet të mbyllet brenda kësaj jave.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur javën e parë të operacionit në qytetin e Vlorës në kuadër të projekteve “Ndërtim dhe sistemim i rrugës “Gjykata-Akademia e Marinës”, dhe rruga “Duro Shaska-shtatë pallatet”.
Respektivisht gjatë këtij operacioni janë prishur: Të hënën 18 objekte, të martën 19 objekte, të mërkurën 21 objekte, të enjten 10 objekte dhe të premten 6 objekte, gjithsej 74 objekte. Nga këto 25 objekte ishin një dhe dy katëshe me funksione të ndryshme.
Gjatë gjithë ditëve që ka vazhduar operacioni i IKMT nuk është rregjistruar asnjë incident me qytetarët. Operacioni do të vazhdojë javën tjetër.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com