Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon ditën e sotme aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në rrethrrotullimet e aksit Fier-Rrogozhinë. Deri më tani ky inspektoriat ka prishur rreth 90 objekte një dhe disa katërshe në këtë qytet. 


Ndërsa ditën e dielë është parashikuar të kryhet një shpërthim i telekomanduar për prishjen e një objekti 4 katësh në këtë zonë.
Punonjësit e inspektoriatit shpesh herë gjatë këtij aksioni janë përballuar dhe me kundërshtimin e banorëve për prishjen e objekteve.

lushnje
lushnje

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)