IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Kombinat
TIRANË, 22 Janar/ATSH/-Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Në një njoftim zyrtar, IKMT bën të ditur se aksioni është shtrirë në Kombinat. Prej “Pallatit me shigjeta” deri pranë varrezave të Sharrës, në rrugët parësore dhe dytësore, do të lirohen të gjitha hapësirat […]
/ATSH/-Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Në një njoftim zyrtar, IKMT bën të ditur se aksioni është shtrirë në Kombinat. Prej "Pallatit me shigjeta" deri pranë varrezave të Sharrës, në rrugët parësore dhe dytësore, do të lirohen të gjitha hapësirat publike të zëna nga objektet e paligjshme", citohet njoftimi.
Dy ditë më parë, Kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici parashtroi ndryshimet ligjore që parashikohen në Kodin Penal, që do të hyjnë në fuqi më datën 1 shkurt. Sipas Bicit, qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të jashtëligjshme, duke filluar nga data 1 shkurt do të ndëshkohen jo më me gjobë, por do të shkojnë për ndjekje penale.
Ndryshimet e reja në Kodin Penal, të miratuara në fund të vitit 2014, kanë kthyer ndërtimet pa leje në vepër penale, si për pronarët e ndërtimit, ashtu edhe për sipërmarrësit, zbatuesit e projekteve apo mbikëqyrësit e punimeve. "Kemi ndryshime edhe në masën e dënimit, nga 1 vit ka shkuar në 5 vjet, duke shtuar dhe konceptin e pasojave të rënda, si në tokë private, ashtu edhe në atë shtetërore. Dënimi është parashikuar me burg deri në 3 vjet edhe për ata që ndihmojnë e asistojnë në ndërtimet e paligjshme", tha Bici. Ashpërsimi i masave synon frenimin e ndërtimeve pa leje në vend.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.2%
-
Pak
13%
-
Aspak
71.7%
Vota total: 46
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave
24 Janar, 13:55
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Nga ankthi te çrregullimi i gjumit, ja arsyet përse zgjoheni të lodhur në mëngjes
24 Janar, 13:52
-
Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit
24 Janar, 13:35
-
Napoli bën ofertë zyrtare për Ardian Ismajlin
24 Janar, 13:30
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Athinë/ Përkeqësohet shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, këtë mëngjes pësoi dështim të shumëfishtë të organeve! Prej 3 janarit i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi'
24 Janar, 13:20
-
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Kamëz, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr të Tiranës
24 Janar, 13:11
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
I vëllai iu vra sot në Kamëz, Report Tv siguron FOTON e Besnik Vishës, i arrestuar në '97 për vrasjen e policit
24 Janar, 13:04
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56