Ikona “Zoja e Shkodres”, nis procesi 
i restaurimit e konservimit. Historia

Ikona “Zoja e Shkodres”, nis procesi <br />i restaurimit e konservimit. Historia
Piktura e Zojës së Shkodrës, e njohur ndryshe me emrin tjetër “Zoja e Këshillit të Mirë”, vepra në telajo e shekullit XIX, pasi i shpëtoi masakrës së kulteve te viteve ’70 mbijetoi në muzeun ateist të Shkodrës deri në vitin 1990. Sot ruhet në Famullinë e Shën Shtjefnit nën kujdesin e Dom Artur Jaku.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se ikona e njohur do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.

Figura e Zojës është e pikturuar mbi një copë suvaje muri katrore, me teknikën e afreskut. Është e lartë 45 centimetra dhe e gjerë 40 centimetra. Duket sikur qëndron e varur në ajër, duke u mbështetur vetëm paksa në pjesën e djathtë të bazamentit. Koka e Krishtit Fëmijë është pikturuar pa flokë. Studiuesit kanw thënë se është pikturuar kështu, sepse në Shqipëri aso kohe ishte zakon që fëmijëve t’u qetheshin krejtësisht flokët. Koha kur u krijua kjo vepër arti dhe autori i saj nuk dihen me siguri. Sipas disa studiuesve qe niset nga stili i punimit, përcaktohet shekullin XIV si periudhë kur u krijua vepra. Sipas mendimeve të shprehura deri më sot nga studiuesit shqiptarë, piktura mund të jetë vepër e ndonjërit nga 80 piktorët e shquar vendas, që përmenden në veprën e Gelçiçit.

Kjo figure, pra, nderohej në kishën e vogël dy herë të rrënuar të Zojës rrëzë Kështjellës Rozafa, një nga më të vjetrat në Shqipëri.

Në këmbë apo gërmadhë, Kisha mbeti gjithnjë vend pelegrinazhi. Nuk ka besimtar që duke kaluar andej, edhe pas vitit 1967, kur kisha u rrënua për herë të dytë nga diktatura enveriste, të mos jetë lutur në heshtje për ditë më të mira me një lutje tradicionale, që i qëndroi kohës, më shumë se muret: “O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”.

E kur Kisha u rindërtua, Lutja u pasurua me fjalët: “Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell. Po të falënderojmë që na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit të pranverës së lirisë fetare e qytetare, e cila i hapë rrugën ndërtimit të një shoqnie ma të drejtë e ma vëllaznore”.

Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin ç’shenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj.

Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. E ndërsa besimtarët luteshin e luten në Kishën rrëzë Kështjellës, në Gjenacan, afër Romës, tw tjere shqipëtare  i luteshin Zojes Mërgimtare tw ndërmjetësonte për fatet e Kombit shqiptar. 
Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”. Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman. ‪Restauratorja ‎Edlira Çaushi dhe ekipi I Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë filluar punën për të shpëtuar dhe konservuar ikonën. Zoja e Shkodrës, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Shen Marisë në Shkodër.
 
ikan e zojes se shkodres


Legjenda e Zojes

Në qytetin e Veriut të Shqipërisë, Shkodër që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë, një figurw e mrekullueshme e Zojës. Është ajo figurw që sot ndodhet në Gjenacan të Italisë. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit shqiptar, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit. Ndërsa një pjesë e madhe e banorëve, gjatë pesë shekujve të robërisë, do të shtrëngohej të ndërronte fe e një pjesë tjetër do të merrte rrugët e mërgimit, vetëm një pakicë do të mbetej besnike e katolicizmit.

E pikërisht në këtë kohë, rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores, rrëzë Kështjellës së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës.

Gojëdhëna tregon edhe se Figurën e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figura u zhduk nga sytë e tyre. Por nuk vonoi e në të gjithë Italinë u hap zëri se një figure e mrekullueshme kishte zënë vend në muret e Shenjtërores së Gjenacanit, ku me ndërmjetësinë e saj po kryheshin mrekulli të panumërta. Ishte data 25 prill 1467. Që asokohe nisën shtegtimet e besimtarëve drejt Gjenacanit, te Zoja e tyre e Këshillit të Mirë. Ajo u quajt Pajtorja qiellore e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani, Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, me të njëjtën figure, që vijon të nderohet në Gjenacan.


Atë Gjergj Fishta i ka kushtuar vargje shenjtores së qytetit

"Te falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir;
Ty ndim te kena ne ket' shkreti:
te falemi, o Mri, te falemi, o Mri

Te falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtenimit me hire plot;
T'bin ne mend se Zoja e Shkodres je:
Lutu per ne, lutu per ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohet e mocme n'kishe te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Te falemi, o Mri, te falemi, Mri!

Lutu, se Shqiptaret, o Zoje, te tane
Te Ti e cojne zanin ne Gjenacane:
M'shir' per ne thona m'shir' per Shqypni!
Te falemi, o Mri, te falemi, o Mri"!



Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror