Iku nga lista e PD, Lefter Maliqi
në Berat: PS merr 76 mandate

Iku nga lista e PD, Lefter Maliqi<br />në Berat: PS merr 76 mandate
Pas largimit nga lista e PD në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi sot ka marrë pjesë në mitingun e PS në Lapardha, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
 
Ai hapi fushatën dhe shprehu bindjen duke siguruar Ramën se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark dhe 76 në rang kombëtar në 25 qershor për të formuar e majta e vetme qeverinë.
 
Dua t’i siguroj kryeministrit Edi Rama një fitore të thellë. Të majtë e të djathtë bashkë për të votuar numrin 2, për një fitore të thellë në qarkun e Beratit.
 
Blendi Klosi është me fat se është i pari. Por me fat është edhe Fadil Nasufi i katërti. Ju e dini që unë doktorët i kam qejf, dhe po ju them i pesti në listën e PS është mjeku i Beratit Konomi.
 
Të punojmë fort për të marrë 5 mandate. Rama ka thënë do marrë 71 mandate, por po iu them, 5 mandate i ke në Berat, 71 i ke nga Fieri e tutje, 76 mandate për PS, mos u gënjeni, por bashkohuni për PS
” deklaroi ai.


 
Rama: Bashkimi i Lefter Maliqit me PS, e paprecedentë 
Ndërsa Rama e cilësoi si të paprecedentë, faktin që në historinë e pluralizmit një deputet nga lista e PD i është bashkuar PS.

E paprecedentë në historinë e pluralizmit, që një deputet në listën e PD-së i është bashkuar PS, jo për interesa por për të përfaqësuar me dinjitet këtë komunitet.

 I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë. Në 25 qershor pavarësisht bindjes politike dhe çfarë thotë njëri apo tjetri, zgjedhja është qartë, cdo shqiptar është pjesë e trupës së madhe popullore të gjykimit për çdo skuadër, se cfarë ka bërë. 

Duhet të bashkohemi të gjithë në një flamur për ta dërguar në BE, votoni PS
”, deklaroi Rama.

Lefter Maliqi u largua nga PD, pasi nuk pranoi që të jetë i treti në listën e koalicionit të opozitës së udhëhequr nga Lulzim Basha.
 
Pas largimit nga PD, Lefter Maliqi lëshoi edhe disa akuza ndaj Bashës për mënyrën e drejtimit të së djathtës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)