ELBASAN- Një 46-vjeçar në Elbasan është raportuar i zhdukur nga vëllai i tij i cili ditën e djeshme. Teksa kishte shkuar për të punuar një sipërfaqe toke buzë lumit të Shkumbinit, nuk është kthyer më. Vëllai i tij dyshon se 46-vjeçarin e ka marrë rrjedha e lumit Shkumbin, gjë që shpjegon se pse s’është kthyer në banesë. Ai dyshon se vëllain e tij mund ta ketë marrë rrjedha e ujit gjatë kohës që ka tentuar të kalojë në kahun tjetër të lumit për t’u kthyer në banesë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.
Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe palombarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.