'Covid Time'/ Kapen me ilaçe kontrabandë në makinë, arrestohen dy farmacistët në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy farmacistë pasi u kapën me ilaçe kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Covid Time’ janë arrestuar Jonader Dade dhe Johana Papajorgji, përkatësisht 42 dhe 26 vjeç.

Mësohet se ilaçet pa pullë fiskale u kapën në automjetin me të cilin udhëtonin dy farmacistët. Sakaq, blutë e Tiranës njoftojnë se mbi dy personat e arrestuar rëndojnë veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’.  

Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:

- J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti Tirane: 19/11/2021 11:03

    Finalizimi i operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore, eshte lajm i mire por nuk jne dy por munde tej jene 1200, te cilet shesin ilacete skadura, i kthejne ne depot farmaceutike ju nderojen etikatat, shesin kremëra ilace vjra, ap deri tek ilacet e kancerit, pa asnje leje apao kntroll, ose tatim takse....

    Përgjigju
  • Arber: 18/11/2021 18:48

    Fusni ne burg ata qe nuk i sjellin dhe rezikojne jete e mijra mijra te semureve . Tani si te bejne te presin kur te kujtohen te paaftet apo te korruptuarit ? Po ikni ore se lat nam ,kapni ju farmaciset , Po ruani kriminelet qe po marrin jete njerzish perdite u dalka koha ju te mereni me ilacet e pensionistave . E cfare doni te tregoni me kete qe njerzit te vdesin e ti luten zotit qe te ndreqe mendjet e liga qe kane zaptuar kudo.

    Përgjigju
  • Na rrofshi per vere!!: 18/11/2021 17:19

    "Aproveli" qe eshte ne listen kryeministrore te rimbursimit ne te gjitha forme-dozat nga njera ane edhe nga ana tjeter ka mbi nje vit qe nuk gjendet ne treg per paaftesi shteterore, normal qe do te kontrabandohe!! Njerezit kerkojne te mjekohen me ilaçin e duhur edhe jo te gjithe i kane femijet ne Itali e Greqi qe t'jua dergojne

    Përgjigju
  • adi: 18/11/2021 17:10

    keto qe po shof neper kutite e kapura jane medikamentet qe per momentin jane MUNGESE TREGU. nese nuk futen ne kete menyre ne vend shum njerez rrezikojne jeten ndaj RESPEKTE ndaj farmacisteve, jane heronj

    Përgjigju
    • malshoviti: 19/11/2021 14:11

      lerini farmacistet po meruni me kriminelet qe po varosin femijet perse gjelli dhe jo farmaciste qe po zgjidhin hallet e njerzeve kur shteti nuk eshte i zoti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër