Ilaçe kontrabandë, tregu farmaceutik i pafurnizuar! Report tv publikon listën e medikamenteve që janë në mungesë

16 persona u  vunë në pranga për tregtim dhe magazinim të medikamenteve nga jashtë dhe tregtimin në vend pa pullë fiskale. Report Tv mësoi se pjesa më e madhe e medikamenteve janë në mungesë në tregun shqiptar.

Është një numër jo i vogël medikamentesh të ndryshme që vijojnë të hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në Shqipëri dhe kjo jo gjithmonë për të shmangur taksat, por sepse nuk ekzistojnë në listën e barnave të lejuara për t`u tregtuar në vendin tonë.

Ky fenomen u rrit sidomos pas ndryshimit të ligjit të barnave në vitin 2014 kur u bë jo e detyrueshme që medikamenti të ishte testuar më parë në një vend të BE për t’u futur në Shqipëri, dhe kjo largoi disa prej kompanive më të njohura evropiane që prodhonin ilaçe më të shtrenjta. Kjo solli si pasojë rritjen e ndjeshme të futjes në vend të ilaçeve kontrabandë, sidomos nga vendet fqinj si Greqia, Italia por edhe Turqia.

Me listën me medikamentet të kontrabanduara, tashmë të sekuestruara nga Prokuroria, Report Tv u interesua në farmacitë e kryeqytetit për të mësuar origjinën dhe prezencën apo jo të këtyre medikamenteve në treg.

 ‘Janë në mungesë në treg , pasi janë dhe barna patentë. Duke qenë se tregu farmaceutik përmban më shumë barna gjenerike shumë nga këto medikamente mungojnë.’- tha Adela Nushi, farmaciste.

FARMACITË SHQIPTARE NUK KANË KËTO MEDIKAMENTE:

AUGUMENTIN

KLARICID 250 MG

CECLOR

CEFTORAL

ZITHROMAX DEPON 900 MG

ZITHROMAX 1500 MG

ZOLOFT 50 MG

ZOLOFT 100 MG

DEPON

VERMOX

FLAGYL

“Asnjë profesionist i cili e ka të garantuar nëpërmjet rrugës së ligjshme fitimin nuk ka dëshirë nuk ka dëshirë të futet në të tilla klauzola, por puna është bërë e tillë që ti për shumë barna je i detyruar si farmacist , s’kam , s’kam . Kjo ëhtë forma e paligjshme, por unë ndonjëherë e kuptoj pse përfshihen farmacistët.”- tha Diana Toma presidente e Urdhrit të Farmacistëve.

Por rreziku i përdorimit të këtyre medikamenteve është evident për disa arsye.

 “Shumica e këtyre ilaçeve janë në mungesë prej vitesh. Këtu i hapet rruga edhe lëvrimit të barnave të falsifikuara , pasi nuk ke dokument që tregon origjinën, nuk ke analizë që tregon cilësinë, nuk ke autor që i përgjigjet një anomalie që tregu sjell në treg.”- tha Toma.

E kur këto ilaçe janë në mungesë , pacienti i sëmurë gjendet para dy zgjedhjeve ose të marr një medikament tjetër zëvendësues gjenerike ose të porosisë këto ilaçe nga jashtë.

Edhe pse rruga e tregtimit të këtyre medikamenteteve është jo e ligjshme presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma  thotë se i kupton farmacistët që i tregtojnë këto medikamente në kushtet ku tregu nuk ka zgjidhje tjetër alternative. Çështja lidhet dhe me besueshmërinë që qytetarët kanë ndaj ilaçeve me patentë evropiane.

 “Ilaçeve shqiptare unë nuk i besoj absolutisht. Ilaçeve i ndërrohen datat e skadencës.”- tha një qytetar

“Të grekut janë më të forta.”- thotë një tjetër.

Problematika më e madhe qëndron tek kushtet e transportit, pasi këto preparate në formë shurupi apo tableti nuk lejohen të transportohen në temperaturë më të lartë se 25 gradë.

Mungesa e këtyre medikamenteve është e hershme në tregun shqiptar. Urdhri i Farmacistëve sugjeron që autoritet shqiptare duhet të marrin situatën nën kontroll.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër