Ilaçi i shpresës/SHBA-të blejnë të gjitha rezervat e Remdesivir

Ilaçi i shpresës/SHBA-të blejnë të gjitha rezervat e Remdesivir

Teksa bota vijon luftën me pandeminë , duket se shtet kanë nisur të tregojnë epërsinë e tyre për të siguruar medikamente kundër koronavirusit.

Mësohet se administrata Trump ka blerë pothuajse të gjithë rezervën që do të prodhohet në muajt e ardhshëm të “Remdesivir”.

Ky ilaç i prodhuar nga kompania “Gilead Sciences”, është i pari i aprovuar nga autoritetet amerikane për t’u përdorur në trajtimin e Covid-19. 

Përdorimi i tij ka treguar se mund të ndihmojë të sëmurët të shërohen më shpejt nga virusi.

Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shëndetit bën me dije se është arritur një marrëveshje e shkëlqyer me Gilead për 500 mijë doza të ilaçit, e cila nënkupton 100% të prodhimit të kompanisë për muajin korrik dhe 90% të prodhimit të muajve gusht e shtator.

Edhe Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë

Sipas ekspertëve të Agjencisë, rekomandimi i EMA u bazua kryesisht në të dhënat e një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) në SHBA. Në rekomandimin e EMA thuhet se "Remdesivir u krahasua me një placebo” (ilaç që përdoret në kryerjen e provave klinike për t’u krahasuar me të tjera medikamente në lidhje me efektivitetin)

Studimi i Agjencisë Amerikane tregoi se pacientët e trajtuar me Remdesivir shërohen në rreth 11 ditë, ndërsa ata me placebo në 15 ditë. Ky efekt nuk vërehet te pacientët me simptoma të buta apo të moderuara, të cilët në të dy rastet kanë një kohë shërimi prej pesë ditësh.

Sipas EMA, në rastin më të keq, në 90 % të pacientëve në gjendje të rëndë të trajtuar me Remdesivir, koha e shërimit është 12 ditë. Agjencia tërheq vëmendjen duke thënë se te pacientët e vendosur prej ditësh në ventilim mekanik perms respiratorëve, nuk janë vërejtur shenja përmirësimi pas trajtimit me ilaçin e aprovuar.

Remdesivir ishte ndër trajtimet e para që u propozua si terapi e mundshme për Covid-19, kurse ilaçe të tjera si psh chloroquine, nuk duket se kanë efikasitet të mjaftueshëm.

Megjithatë kohët e fundit, edhe steroidi dexamethasone, ka dhënë rezultate premtuese paraprake në uljen e vdekshmërisë, aq shumë sa që ka tërhequr edhe vëmendjen e OBSH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5