Ilda Lelo mbron titullin si kampione e botës në Kick Boks për femra për peshën 62.5 kg! Sportistja e Flamurtarit mposht turken, Tugba Gyl Bozkya

Ilda Lelo ka mbojtur titullin kampione bote në Kick Boks për peshën 62.5 kg. Titulli WKU World për femra është mbrojtur nga sportistja shqiptare e Flamurtarit në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa ka mposhtur pas 5 raunde sportisten Turke Tugba Gyl Bozkya.

Në një pallat sporti ku nuk kanë munguar sportdashësit e shumtë janë zhvilluar disa takime Kick Boks-i të peshave të ndryshme ku gjithçka më pas i ka lënë vendin ndeshjes për titull WKU World për peshën 62.5 kg.

Ilda Lelo ka fituar me pikë pas 5 raunde të zhvilluara duke mbrojtur kështu për herë të dytë titullin kampion bote. Emocione të cilat kanë qenë të shumta në ring nga vetë sportistja, por edhe të pranishëm. Vetë Ilda Lelo është shprehur mes emocionesh e lumtur për arritjen, ndërsa trajneri i FughtClub Vlora, Alban Alikaj e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe.

Në ring janë dhuruar emocione edhe në ndeshje të tjera si Edi Shehaj e sportistë të tjerë ndërsa Gjyzeljano Jskuoi ka fituar tiullin WKU Albania por arritja madhështore ishte titulli kampion bote nga Ilda Lelo.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë