Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave njoftoi të martën nëpërmjet një deklarate për mediat se pas verifikimit për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar "Deklaratë e Interesave Private", ka konstatuar shkelje per një dhjetë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private.
Në këto kushte, ILDKP ka vendosur masën administrative "gjobë" për dhjetë subjektet deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht: Saliko Hajno, Bujar Çiçi, Sotiraq Stratobërdha, Thoma Janku, Luan Jonuzi, Qamil Korça, Hazbi Lika, Artur Mita, Edvin Brokaj, Irfan Hysolli.
Inspektorati i Lartë, u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative "gjobë", që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës. /ATSH/
/Shqiptarja.com