ILDKP s’heton as zyrtarët e
zgjedhur nga shorti me “gogla”

ILDKP s’heton as zyrtarët e<br />zgjedhur nga shorti me “gogla”
TIRANE- Kreu i ILDKP Zana Zhuka nuk ka hetuar as zyrtarëet e lartë të cilët janë zgjedhur me short nga vetë ajo për parë në mënyrë të detajuar deklaratat e pasurisë dhe burimet e kësaj pasurie. Duke treguar zyrtarisht se sa e rëndë është gjendja në këtë insitucion të rëndësishëm. Kështu, kohë më parë, shorti i hedhur nga ILDKP, përcaktoi 196 emrat e zyrtarëve të lartë, që do t’u hetohet pasuria që ata kanë deklaruar pranë këtij institucioni.

Mes emrave spikatin emrat e 6 deputetëve, 18 emra gjyqtarësh, 15 emra prokurorësh nga gjithë vendi, emra doganierësh, inspektorësh në drejtori e ministri të ndryshme e këshilltarë të kryeministrisë.

Janë 5 deputetë socialistë Ben Blushi, Fidel Ylli, Hazir Gashi, Edison Konomi dhe Arben Çuko, si dhe demokrati Mehmet Xheka. Nga ish-qeveria, zyrtari më i lartë që do hetohet për pasurinë është ish-zv.ministri, Neritan Alibali.

Kryetarja e këtij institucioni, Zana Xhuka, ndërsa prezantoi nisjen e shortit publik, s’dha asnjë shifër për sa i përket verifikimeve apo kallëzimeve penale për persona që kanë fshehur pasurinë e tyre përgjatë 2011-2012. Ndërkohë deklarimet e pasurisë të zyrtarëve për 2012 pritet të bëhen pas kontrollit për pasaktësi, apo të dhëna konfidenciale dhe të shkaktojnë probleme.

Ndërsa në këtë vit kur në krye të ILDKP qëndron Xhuka nuk ka pasur asnjë referim në Prokurori dhe asnjë masë administrative. Ku ajo ia kaloi përgjgjësinë ish kreut të këtij institucioni, Adriatik Llallës. “Bashkëpunimi me prokurorinë, ka mbetur në dosjet që janë çuar përpara se unë të merrja këtë pozicion punë.

Edhe deri tani unë nuk kam ndonjë rezultat nga prokuroria për dosjet që kanë qenë të paraqitura nga paraardhësi im. Ju duhet të pyesni Prokurorin e Përgjithshëm, për mua çdo bashkëpunim është i frytshëm”, u shpreh ajo, në atë kohë. Gjë që ka sjellë dhe një përplasje të fortë me mazhorancën e re të majtë.

Komisioni i hetimit të kreut të ILDKP gati raporti
Eshtë ngritur komisioni i hetimit të kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë së zyrtarëve të lartë, Zana Xhuka. Hetimi, pavarësisht se është kundërshtuar nga ana e opozitës së djathtë që e cilësoi si një goditje politike ndaj krerëve të institucioneve të pavarura, është përqëndruar në një kallzim të stafit të ILDKP, për emërimet e paligjshme të saj në këtë institucion. Por njëherësh dhe në lidhje me shkeljet e ligjit për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë. Mazhoranca në Kuvend po përgatit raportin dhe pritet ta shkarkojë Xhukën.
 
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë