TIRANE- Të gjithë gjyqtarët e Shkalës së Parë dhe të Apelit do të ribëjnë deklarimi ne tyre të pasurisë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive njoftoi dje se trupa gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit do të duhet të ribëjnë deklarimin e pasurisë ku krahas kësaj, të gjitha organet e tjera si Policia e Shtetit dhe SHISH duhet të japin kontributin e tyre në rastet kur ka informacion për gjyqtarë që fshehin pasuritë e tyre. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ILDKP njofton se: “ILDKPI-ja ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit.
Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta, do të bashkëpunojë në mënyrë intensive me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë, do të shtrijë bashkëpunimin konkret institucional edhe me struktura të tjera të cilat për shkak të natyrës së punës vihen në dijeni të informacioneve që mund t’i shërbejnë objektit të punës së Inspektoratit të Lartë.
ILDKPKI, i ka kërkuar strukturave të specializuara të vendit tonë, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe degëve të tij në qarqe; Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, në rast se disponojnë informacione që lidhen me objektin e punës së Inspektoratit të Lartë, për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin, për subjektet e deklarimit, gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë”,- thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, ILDKP ka gjobitur dje 17 zyrtarë të lartë pasi nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë. Në radhët e të gjobiturve ishte asistenti i presidentit Nishani, 2 drejtor të Bashkisë së Tiranës si edhe 3 kryetar Komunash.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com