Ilia Basho është përgjuar në shtëpi

Ilia Basho është përgjuar në shtëpi
Prova shkencore dhe të mbledhura me teknika speciale të hetimit, janë administruar në dosjen penale, ku aktualisht i dyshuari i vetëm është Ilia Basho si autor i krimit. Burime pranë policisë tregojnë se janë dy antena telefonike në zonën e Shkozës, si dhe dhjetëra mesazhe që edhe pse janë fshirë, nga ekspertimi teknik i kryer në laburatorin shkencor të Ministrisë së Brendshme ato janë rikuperuar duke zbuluar deri diku misterin e vrasjes së 33 vjeçares Eleni Basho.
Në vijushmërinë e hetimeve dhe kërkimit të provave përgjatë këtyre ditëve, mësohet se agjentë të policisë kanë arritur që të bëjnë përgjimin ambjental në banesën e Ilia Bashos si dhe në zyrë. Nuk dihet me saktësi nëse një gjë e tillë është bërë dhe gjatë kohës kur i arrestuari Basho, ka udhëtuar me makinën e tij, por burimet tregojnë se mbikqyrja e të arrestuarit Ilia Basho është arritur të bëhet deri në ambjentet e brendshme të shtëpisë. Anëtarë të grupit hetimor s'pranojnë të japin asnjë detaj, se çfarë përmbajtje kanë këto përgjime si dhe mesazhet telefonike, pasi sipas tyre bërja publike e përbajtjes rezikonte vijushmërinë e hetimeve, që deri në këto momente duket se janë afër zbardhjes së rolit edhe të një personi tjetër. Rreth vrasjes së 33 vjeçares Eleni Basho fillimisht janë ngritur të gjitha pistat që më pas u rrëzuan njëra pas tjetrës, duke e ngushtuar rrethin në vetëm një pistë, në atë të vrasjes së pasionit. Nëse konfirmohet plotësisht që autor i vrasjës është Ilia Basho, atëherë organit të hetimit do t'i duhet të saktësojë edhe motivet e kësaj ngjarjeje, nëse bëhet fjalë për një histori jashtëmartesore të burrit, i cili në prag të divorcit eliminoi gruan për shkak të ndarjes së pasurisë. Eleni Basho, 33 vjeç, u qëllua ndërsa po kthehej në banesën e saj në Shkozë gjatë mbrëmjes së dy shkurtit nga një person që u tregua i aftë të linte shumë pak prova në vendngjarje. Në banesë, atë natë e prisnin dy fëmijët e saj 9 dhe 13 vjeç, të cilët kishin folur para vrasjes në telefon me të jëmën.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane