Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se do vijojë dhënia me koncensione e të tjera shërbimeve në sistemin shëndetësor edhe gjatë vitit të ardhshëm. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo", Beqaj tha se partneriteti publik privat ka rezultuar i suksesshëm, pasi ka ofruar për pacientët një shërbim mjaft efikas.
"Patjetër që do të ketë. E sigurt janë laboratorët. Kemi dhe programe të tjera. Ne po shohim mundësinë e PPP për ndërtimin e infrastrukturës spitalore dhe furnizimin me pajisje mjekësore. Ideja është për ndërtimin e spitaleve të reja, qendrave shëndetësore dhe pajisje të reja për institucionet shëndetësore", u shpreh Beqaj.
Duke folur për chek up-in, për ministrin Beqaj tha se një ndër arsyet pse vetëm 37% e kanë bërë dhe jo një shifër më e madhe aq sa ata prisnin ka qenë edhe akuzat shumta të bëra nga opozita kur pa se ajo për përqafohej nga qytetarët. Gjithashtu edhe kultura e ulët mjekësore që kanë shqiptarët dhe marrëdhëniet e pakta me mjekun e familjes ka ndikuar në numrin e pakët të personave që kanë bërë chek up-in.
Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë brenda muajit janar do të ofrojë që çdo qytetarë të ketë mundësi të shoh online vetëm nëpërmjet ID së tij se cili është mjeku i tij familjarë dhe qendrën shëndetësore që ai i përket.
Chek up-i ka funksion parandalues, dhe duke u bazuar në shifrat e sjella nga ministri, dhjetëra persona kanë arritur që të evidentojnë sëmundjen e tyre dhe shtyrjen në kohë të saj.
Nga partneriteti publik- privat sipas ministrit Beqaj do të përfitojnë të gjithë qytetarët duke premtuar se nuk do t’u mungojnë asnjë shërbim, do kenë një shërbim më të mirë kundrejt asnjë pagese.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO