TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar këtë të dielë personelin e njësisë së transportit mjekësor me helikopter. Në faqen e tij të “Facebook”, ministri Beqaj ka postuar disa foto gjatë kësaj vizite. “ Në njësinë e transportit mjekësor me helikopter ku vërej me kënaqësi gatishmërinë dhe përkushtimin e lartë”, - ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
 
Njësia e transportit mjekësor me helikopter është një hallkë shumë e rëndësishme, sidomos në situate emergjente, sepse është pikërisht kjo njësi që bën transportimin e të sëmurëve nga të gjitha zonat e vendit drejt spitaleve të kryeqytetit apo edhe jashtë tij, në një kohë rekord.
ilir beqaj
ilir beqaj

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)