Ilir Beqja: S'ka divergjenca mes
PS-LSI për taksën progresive

Ilir Beqja: S'ka divergjenca mes<br />PS-LSI për taksën progresive
TIRANE-  Partia Socialiste hedh poshtë dyshimet mbi përplasjen e ideve mes kësaj partie dhe LSI-së sa i takon programit për taksën progresive. Drejtuesi i grupit të punës për programin e detajuar qeverisës në 300 ditët e para në një intervistë për A1 Report thotë se nuk ka asnjë divergjencë mes PS dhe LSI sa i takon kësaj çështjeje.
 
”Kam përshtypjen se është krijuar një perceptim jo i saktë në publik për shmangie të pozicioneve të dy partive. Dua të theksoj se nuk ka divergjenca në programin e dy partive edhe për cështjen e taksës. Rikthejmë në vëmendje çfarë është thënë nga dy partitë dhe do të shikoni se nuk ka shmangie dhe as divergjenca.”  - thotë Beqja.

Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto nga LSI  janë caktuar nga krerët e partive respektive për të hartuar prioritetet e qeverisë së re. Ky program synon marrjen e masave për të dalë nga situata e vështirë ekonomike që ka përfshirë vendin 

"Unë do të bashkërendoj bashkë me kolegun nga LSI, Edmond Haxhinasto punën e skuadrave të dy partive kryesore të koalicionit për të hartuar planin konkret të qeverisjes së 300 ditëve të ardhshme. Ky plan synon të marrë masa për rikthimin e normalitetit në vend, qoftë financiar, qoftë demokratik dhe fillimit sa më shpejtë të hedhjes së bazave për zbatimin e programeve elektorale prezantuar në fushatë”- sqaron Beqja.
 
Program i detajuar për 300 ditët e para të qeverisjes do të paraqitet bashkë me programin qeverisës 4 vjeçar. Në përbërje të këtij grupi pune nga Partia Socialiste pritet të jenë deputetë që ishin aktiv në prezantimin e programit politik të PS-së gjatë konventës kombëtare si Saimir Tahiri Eglantina Gjermeni , Shkëlqim Cani , Arben Ahmetaj, Artan Lame e disa të tjerë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë