Ballkani është kampioni i Superligës në futbollin e Kosovës për sezonin 2022-23. Një javë para fundit të sezonit, suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja kanë siguruar matematikisht titullin kampion për vitin e dytë radhazi, duke lënë pas vetes Dritën.
Për javën e 35-të të sezonit, Ballkani fitoi 2-0 në shtëpi me Ferizajn. Për skuadrën e Dajës shënuan Edvin Kuc në minutën e 67 dhe Meriton Korenica në të 77 minutë. Nga ana tjetër, Drita humbi në Gjilan nga miqtë e Malishevës me golin e Sobouale në minutën e 56-të dhe kësisoj i "lëshon" titullin Ballkanit.
Tanimë në sezonin e dytë në krye të Ballkanit, trajneri Ilir Daja i siguron dy titujt e parë kampion Ballkanit. Duket se "Portokallinjtë" kanë nisur të vendosin diktatin në futbollin e Kosovës, duke shpresuar të bëjnë punë të mirë edhe në eliminatoret e Champions League.
Në ndeshjet e tjera të sotme, Dukagjini fitoi 3-1 me Trepçën, teksa Llapi dhe Gjilani barazuan 2-2. Prishtina fitoi 4-1 me Drenicën. Me këta të fundit që janë rrëzuar një kategori më poshtë, gara në javën e fundit do jetë mes Ferizajt dhe Trepçës, për të mësuar skuadrën e dytë që rrëzohet nga kategoria.
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52