Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit

Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit

Ilir Daja, trajneri i Dinamos

AF Elbasani dhe Dinamo përballen të hënë në orën 18:00 për raundin e 12-të në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli Ilir Daja, trajneri i kryeqytetasve që në sezonin 2005-06 shpalli kampion Elbasanin. Nostalgjik Daja që nesër në "Elbasan Arena" kërkon të rikthejë Dinamon te tri pikët pas tre barazimeve radhazi.

“Donim fitoren me Bylisin, por kundërshtari nuk vodhi asgjë. Bëri një pjesë të parë më të mirë se ne. Në ato 30 minuta të pjesës së parë nuk bëmë atë që duhej të bënim. Kundërshtari ndryshoi manovren dhe ne duhej t’i ishim përgjigjur. Por duhet t’i shohim gjëra pozitivisht, pasi skuadra reagoi.

Ndeshja e radhës? Nuk ka ndeshje të lehta, aq më shumë kundër Elbasanit. Mendoj se është një ndeshje mes të barabartëve. Edhe në tabelë kemi tregues thuajse të njëjtë. Elbasani ka pësuar më pak gola, ka një mbrojtje të konsoliduar. Ne kemi bërë më mirë në drejtim të sulmit.

Do të vendosin episodet, sepse as ne dhe as Elbasani nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur. Favorizohet ekipi që do të diktojë lojën dhe shpresojmë ta bëjmë ne një gjë të tillë, edhe pse do të jetë e vështirë.

Kundërshtari ka tifozët në krah, por ndonjëherë është më mirë të kesh edhe tifozët kundër se sa të ketë pak tifozë. Ne duam të drejtojmë me lojën tonë. E dimë që nuk është e thjeshtë, por duhet t’i marrim gjërat me qetësi, me dëshirë për t’u sfilituar në thonjëza që të shkojmë te rezultati pozitiv.

Elbasani ka një atmosferë që e kam provuar në suport, kur e kam drejtuar këtë skuadër. I njoh mirë tifozët e Elbasanit, që kur ekipi prodhon lojë dhe rezultate e mbushin stadiumin plot, si në asnjë vend tjetër në Shqipëri. I kam kundërshtarë, por kur kthehem aty kam nostalgji gjithmonë, sepse kam përjetuar suksesin tim të parë në Superiore. Do të zbresim në fushë për të bërë më të mirën”, tha Daja.

Me 17 pikë Dinamo mban vendin e katërt, ndërsa AF Elbasani ndodhet një pikë dhe një pozicion poshtë "Bluve".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe për kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë!

‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe për kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë!