Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e nesërme në orën 11:00. Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçare të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.
Ilir Daja ka drejtuar në të kaluarën edhe Flamurtarin, Tiranën, Dinamon dhe Elbasanin. Ekipi i Partizanit e mbylli sezonin në vend të 6 jashtë Kupave të Europës.
Edhe Klubi i Vllaznisë do të prezantojë ditën e nesërme trajnerin gjerman Thomas Brdaric. Prezantimi do të bëhet në orën 11:00 në stadiumin "Loro Boriçi".