Ilir Kerni ngjit në skenë baletin
 “Arrëthyesi” për Shën Valentinin

Ilir Kerni ngjit në skenë baletin<br /> “Arrëthyesi” për Shën Valentinin
Baleti me dy akte “Arrëthyesi” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 14, 15, 20 dhe 21 Shkurt. I vlerësuar si një nga veprat e njohura të baletit në botë, për publikun shqiptar kjo vepër është prezantuar vetëm 7 vjet më parë me koreografi nga Ilir Kerni.

Vepra e Çajkovskit i rikthehet skenës së TOB sërish me koreografi të Ilir Kernit, aktualisht drejtor i Teatrit KOmbëtar të Operës dhe Baletit.

Prej një muaji trupa e baletit ka nisur provat. Për të drejtuar orkestrën ka ardhur dirigjenti Manuel Busto, ndërsa provat po zhvillohen nën dretimin e baletmaestër Alisa Gjonit dhe asitenetss Rovena Shqevi.

Baleti do të ngjitet në skenë me skenografinë e Zorz Drausnik dhe kostumet Elva Bella. Në skenë bashkë me trupën e baletit të TKOB do të ngjiten edhe nxënësit e Shkollës së Baletit. 

Baleti "Arrëthyesi" është një vepër e veçantë nga kompozitori i famshëm rus Çajkovski. Kjo vepër u bë për të një pikë reflektimi, përsiatjesh në lidhje me kuptimin e jetës. Ia vlen të theksohet se vepra në fjalë qëndron shumë larg zhanrit të baletit tradicional, sepse në të Çajkovsi ka aplikuar si risi imazhet muzikore.

Historia te “Arrëthyesi”, flet për një vajzë të re me emrin Klara, e cila zvogëlohet sa një miush dhe arrëthyesi i saj i dashur shkon në luftë së bashku me lodrat e tjera kundër miut të lig.

Më vonë ai transformohet në një princ të bukur dhe ata shkojnë së bashku në mbretërinë e zanave flokësheqer (Confiturembourg) për të mbretëruar përgjithnjë. Kjo vepër me dy akte me muzikë të gëzueshme është bërë baza e baleteve popullore të shekullit të njëzet.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja