Ilir Kumbaro s' është larguar
nga Anglia, fshihet në Londë

Ilir Kumbaro s' është larguar<br />nga Anglia, fshihet në Londë
TIRANE- Ish-kreu i shërbimit sekret në Shqipëri akuzohet për torturë, rrëmbim dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxhës, nuk mund të jetë larguar nga Britania e Madhe por vazhdon të fshihet në Londër.

I shpallur në kërkim nëpërmjet një urdhër-arrestit të lëshuar më 1 dhjetor nga policia e kryeqytetit, Ilir Kumbaro nuk është bërë më i gjallë që ditën kur nuk u paraqit në seancën e rradhës në Gjykatën “Uestminster”, për esktradimin në Shqipëri.

“Ne besojmë se Ilir Kumbaro nuk është larguar nga Britania e Madhe dhe ka shumë gjasa që fshihet në Londër tek miqtë e tij” citohet të ketë thënë detektivi Pete Rance, I zyrës së esktradimit në Britaninë e Madhe për BBC.

Megjithëse nuk përbën një kërcënim serioz për rendin kërkohet nga Shqipëria për tu përballur me akuzën e rrëmbimit dhe torturimit. Njëri prej viktimave është babai I 5 fëmijëve I cili është zhdukur që prej 1995” deklaron inspektori i policisë britanike.

Ish-kreu i shërbimit sekret në Shqipëri i akuzuar për torturë, rrëmbim dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxhës nuk u paraqit në seancën e radhës që mbahet në kuadër të kërkesës së drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij më 1 dhjetor.

“Kjo është një çështje hetimi e profilit të lartë ndërkombëtar dhe që ka shpenzime publike nga Britania. Është e drejtë që Ilir Kumbaro të arrestohet dhe të dalë para gjyqit, ne e kishim lënë me arrest shtëpie me mirëbesim”, sqaron Rance për BBC .

Në 1996 Ilir Kumbaro kërkoi azil në Britani me identitet kosovar duke u paraqitur si refugjat me emrin Shaqa Shatri. Më vonë atij iu dha leje qëndrimi dhe një pasaportë britanike.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg