Ilir Meta dhe Behgjet Pacolli
darkojnë në Prishtinë

Ilir Meta dhe Behgjet Pacolli<br />darkojnë në Prishtinë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Prishtinë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë i ftuar në një darkë në rezidencën e ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Takimi mes Metës dhe Pacollit është bërë publik nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Facebook nga analistit, Ilir Kulla.

Ndërkohë ky takim vjen në një kohë kur skena politike shqiptare e kosovare ka reaguar ndaj arrestimit në Francë të kryetarit të AAk-së, Ramush Haradinaj, duke kërkuar lirimin e tij sa më parë.

Statusi i analistit Ilir Kulla:
Darkë miqësore në Prishtinë me Ilir Metën, Bexhet Pacolli, Qemal Minxhozi dhe Jetlirin ne Rezidencën Pacolli

darka e metes
(Fotua e publikuar në rrjetin social Facebook nga analisti Ilir Kulla)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës