Ilir Meta: Dhimbje për Kadelin,
do të mbetet në kujtesën tonë

Ilir Meta: Dhimbje për Kadelin,<br />do të mbetet në kujtesën tonë
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta shprehet se ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët në Kuvendit të Shqipërisë.
 
“Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilat ndanë me të jo vetëm humorin tij të çasteve të gëzuara por edhe vëmendjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë” thotë kryetari i Kuvendit.
 
Mesazhi i plotë i Metës
Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.
 
Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Ajo është një humbje e pazvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.
 
Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.
 
I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!
 
U prehtë në paqe shpirti i tij!
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim