Tiranë - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka theksuar se puna e tij në drejtim të këtij institucioni do të bazohet vetëm tek zbatimi i rregullores në menyrë të paanshme dhe jo paragjykuese, duke u bërë në këtë mënyrë avokat i opozitës si dhe mazhorancës njëkohësisht.

"Unë nuk do të përpiqem, në detyrën e kryetarit të Kuvendit, as të jem avokat i opozitës dhe as avokati i maxhorancës, por të jem një avokat sa më i drejtë i rregullores", tha Meta. Ndër të tjera, ai theksoi se opozita e re nuk duhet të zgjedhë si rrugë të saj bojkotin parlamentar, siç bëri në seancën e fundit. "Dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj.

Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje, sigurisht që nuk mund t'i shkrijmë partitë apo Qeverinë edhe opozitën, sepse i shohim edhe çështjet nga dy këndvështrime të ndryshme, por duhet të kemi durim për të dëgjuar konsideratat politike të secilit, pavarësisht edhe kur nuk na pëlqejnë", tha Meta në një intervistë për Top-channel.   

Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj.shqiptarja.com)