TIRANE- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e ka komentuar në Përmet, ku mori pjesë në përkujtimin e 70 vjetorit të Kongresit të Përmetit, grevën e urisë. Sipas tij, greva është një e drejtë qytetarëve dhe për këtë duhet të respektohet. Por, nga ana tjetër, kreu i LSI thekson se është kundër faktit që kjo grevë po politizohet. Politizimi për të është duke u realizuar prej lidershipit të së djathtës. Megjithatë, qëllimi i vizitës së Metës në Përmet ka qenë Kongresi i Përmetit. Takimi, ku morën pjesë politikanë të majtë u realizua në sallën ku u organizua Kongresi 70 vite më parë. Vetë vendimet e tij kanë ndarë në dy pjesë shoqërinë shqiptare.
Politikanët e majtë e konsiderojnë vendimtar në vendosjen e themeleve të shtetit shqiptar të pas luftës së dytë botërore. Ndërkohë që politikanët e djathtë e konsiderojnë si pikën ku u projektua Shqipëria komuniste dhe sistemi diktatorial. Nën këtë qëndrim kreu i LSI Ilir Meta tha se: “Pas konferencës së Pezës, Kongresi i Përmetit, është ngjarje e dytë më e rëndësishme e rezistencës antifashiste e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Duke replikuar me politikanët e djathtë, që shprehin rezerva mbi luftën prej partizanëve, Meta thekson: “Ne duhet të jemi krenar për luftën antifashiste, pasi ajo frenoi copëtimin e vendit tonë.
Dhe gjithashtu gjatë kësaj lufte, shqiptarët treguan fisnikërinë e tyre duke ndihmuar popullsinë hebreje apo ushtarët italianë, pas kapitullimit të ushtrisë së tyre”. Po ashtu edhe kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, u shpreh se në këtë sallë ku ndodhemi sot 70 vjet më parë, u bashkuan të majtë e të dhjathtë në luftën e përbashkët antifashiste duke e kthyer këtë ngjarje në simbol të bashkimit të shqiptarëve. Politikanët u pritën dhe nën thirrjet e kohës së diktaturës: “Parti-Enver”.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com