Ilir Meta “lajmsi” për
paqen ndërmjet PS-PD

TIRANE- Meta ndërhynë për të gjetur një bashkëpunimin ndërmjet PD-së dhe PS-së. Një ditë pas vizitës së Fyles në Tiranë, Kreu i Kuvendit Ilir Meta në seancën e djeshme parlamentare i dha një javë kohë palëve që të ulen dhe të gjejnë dialogun ndërmjet tyre, përsa i përkiste miratimit të komisionit hetimor për emërimet në administratën publike, kërkesë e PD-së.

Në një seancë maratonë e cila zgjati për rreth 8 orë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste mbajtën qëndrimin e tyre se komisioni hetimor duhet të ngrihet, por harku kohor i cili do të hetohet gjeti përplasjen ndërmjet palëve. Në fund të seancës, Meta vendosi që ta shtynte votimin në mënyrë që PD dhe PS të ndërmjetësonin ndërmjet tyre për një javë në mënyrë që të gjenin një dakrotësi në të kundërt, kërkesa e demokratëve do të rrëzohej, pasi binte ndesh me pretendimet e socialistëve.

Qëndrimi PD-PS
Partia Demokratike në kërkesën e saj kërkonte hetimin e personave të emëruar në administratën publike përgjatë katër mujorit të fundit, me pretendimin se ata janë persona që kanë lidhje me krimin. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca e cila theksoi se nëpërmjet kësaj kërkese prezumohet pafajësia e nëpunësve të emëruar, si edhe harku kohor i hetimit ishte tepër i ngushtë.

Sipas propozimit të bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, hetimi duhet të fillojë që nga viti 2009 për ta studiuar si fenomen. Por Partia Demokratike nuk e pranoi këtë gjë duke theksuar se bëhet deformimi i objektit të hetimit dhe se nuk mund të hetojnë ish-qeverinë e tyre. “Kemi kaluar të gjithë ditën këtu duke bërë debat. Nuk ka marrëveshje. Kur s’ka, ndryshimi është i vogël. Ne kërkojmë nga periudha që kërkojmë ne, jo që nga 2009. Nuk ka logjikë që ne të kërkojmë hetimin e qeverisë sonë. Për ç’a ta shtyjmë që të tregojmë se gjoja kjo mazhorancë kërkon që të bëj ato që tha Fyleja?”,- tha Paloka në fjalën e tij.

Meta
Pavarësisht se kishin kaluar 8 orë debat, PS dhe PD po vijonin me të njëjtin ritëm edhe në çastin e votimit. Kreu i Kuvendit kërkoi nga palët që të shtyjë votimin me një javë në mënyrë që palët të diskutojnë për të gjetur një marrëveshje. Kjo deklaratë e Metës duket si hapi i parë që palët të ulin tonet e larta të debatit politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Krahas kësaj, kjo tentativë bëhet në një kohë kur Komisioni i Europian kërkoi nga partitë politike shqiptare që të gjejnë një gjuhë bashkëpunimi në mënyrë që të ulin tonet. Ky bashkëpunim bëhet edhe në momentin kur reforma territoriale është në fazat e saj të fundit, në shqyrtimin në terren të çështjes, reformë e cila është kërkuar nga ndërkombëtarët që të miratohet me konsensus.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale