Ilir Meta në Kosovë, takim
rastësor me Jonathan Moore

Ilir Meta në Kosovë, takim<br />rastësor me Jonathan Moore
KOSOVE- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në ditën e tij të dytë në Kosovë zhvilloi disa takime të tjera me krerët e partive politike të Kosovës, ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajn si edhe me pakicën serbe. Gjatë takimit me shefin e diplomacisë kosovare, Meta theksoi se Shqipëria do të angazhohet dhe do të ketë një koordinim edhe më të madh ndërmjet parlamenteve dhe deputetëve. Krahas kësaj, gjatë takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në Kosovë dhe në këtë kontekst funksionimi demokratik e qytetar i partive politike është vital.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë theksoi se spektri politik i Kosovës duhet ta forcojë kontributin e tij në funksion të zgjidhjeve pozitive, bashkëjetesës dhe tolerancës dhe të angazhohet në iniciativa që nuk prodhojnë konflikte, por që frymëzojnë bashkëpunim dhe dialog. Këto takime, Meta i zhvilloi me Behgjet Pacollin, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në axhendën e tij, Meta kishte parashikuar edhe një takim me përfaqësuesit e pakicës në Kuvendin e Kosovës. Pasi foli për rëndësinë e integrimit të komuniteteve në institucionet e Republikës së Kosovës, Meta vlerësoi se integrimi i tyre i shpejtë do të ndikojë në të mirë të gjithë rajonit. Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Meta u shpreh se normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë, ndikon në të mirë jo vetëm të komuniteteve, por edhe në prespektivën evropiane të tërë rajonit. Por krahas këtyre, kreu i Kuvendit të Shqipërisë pati edhe një vizitë rastësore me Jonathan Moore, duke shënuar takimin e dytë brenda pak ditëve pasi edhe zyrtari amerikan ndodhej për një vizitë në Kosovë. Në kuadër të vizitës në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Prekaz dhe është ndalur në Kullën e Jasharëve, ku u prit nga përfaqësues të familjes së njohur për kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës.

Shkrimi u publikua sot (6.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit