Ilir Meta: Po punojmë me Greqinë
për pensionet dhe çështjet e vjetra

Ilir Meta: Po punojmë me Greqinë<br />për pensionet dhe çështjet e vjetra
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në Greqi  ka theksuar edhe një herë tjetër se çështjet e vjetra mes dy vendeve duhet të zgjidhen, por në mënyrë konstruktive që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve.
 
"Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë” tha Kryetari i Kuvendit.
 
Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë, Meta theksoi se janë duke punuar mes dy shteteve për të problemet që hasin shqiptarët në Greqi.
 
 “Gjatë kësaj vizite do përpiqemi të ngremë disa nga çështjet të pazgjidhura të cilat krijojnë më shumë lehtësi për emigrantët tanë këtu, përpos problemeve konsullore, dokumenteve tona konsullore, problemeve të vulës apostile, problemeve të njohjes së patentave, por edhe problemi i njohjes së pensioneve që është një çështje akoma më komplekse.
 
Janë të gjitha çështjet të cilat janë ngritur dhe do të ngrihen në vazhdimësi nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me mjaft probleme konkrete të emigracionit dhe emigrantëve këtu
” tha Kryetari i Kuvendit.
 
Kryetari i Kuvendit theksoi se Greqia është një partnere shumë të rëndësishme për arsye të historisë dhe lidhjeve njerëzore si edhe pranisë së madhe të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.
 
Gjithashtu, Meta u shpreh se shpreson që Greqia dhe në të ardhmen të vazhdojë të na mbështesë në procesin e integrimit në BE.
 
 “Çështja kryesore ka qenë reforma në drejtësi, që ka të bëjë përveçse me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit, kundër korrupsionit edhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve, të një klime më të mirë të biznesit, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Shqipërisë”, - theksoi  Meta, duke shprehur besimin për një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim brenda një kohe të shpejtë.
 
Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shoqërohej nga deputetët Arta Dade, Anastas Angjeli, Eduard Shalsi, Fatmir Toçi, Vangjel Tavo si dhe deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
 
[gallery]19035[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin