Zgjerimi i shkëmbimeve njerëzore, tregtare dhe ekonomike janë fokusi kryesor i  marrëdhënieve mes  Shqipërisë dhe Kuvajtit.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim të fundit ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë Najeeb Abdulrahman Al – Bader.

Në përfundimit të mandatit ambasadori Al – Bader tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit do të  vazhdojë të jetë i përkushtueshëm.

Al – Bader nënvizoi dhe vlerësoi punën e pashembullt që Meta ka bërë në përmirësimin  e marrëdhënieve dylapëshe.

Ndërsa Ilir Meta vlerësoi mbështetjen e ambasadorin Al-Bader për punën dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve.

Kryeparlamentari Meta tha se autoritetet e kuvajtit i kanë dhënë mbështetjen e duhur Shqipërisë dhe popullit të saj.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)