Ilir Meta takon të rinjtë e partisë: Me ritmet e largimeve Shqipëria do të përgjysmohet Brenda disa dekadave

Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot se 65 % e të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen në Shqipërisë ndërsa 79% e aplikantëve për azil jashtë vendit janë nën moshën 34 vjeç. Sipas tij këto ritme tregojnë se vendi do të përgjysmohet brenda disa dekadave dhe kjo është lufta e madhe e shqiptarëve.

“Shqipëria do përgjysmohet pas disa dekadash, kjo do të ishte një tretje përfundimtare e vendit dhe kombit. Është një detyrë patriotike që të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Duhet t’i japim perspektivë rinisë me një arsim cilësor dhe shpresëdhënës. Duhet t’i bëjmë të rinjtë pjesë të vendimmarrjes. Do t’u ftoja të gjithëve që t’i japim një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë në jetën politike, pasi ka një mungesë interesi për t’i bërë të rinjtë vendimmarrës”, tha ndër të tjera Meta.

Meta tha se qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është vetëm pushteti, por referendumi.

"Po të jetë për pushtetin është në rregull kjo qeveri që kujdeset vetëm për pushtetin e saj dhe e përdor për të shtypur në të gjitha format. Në këtë drejtim unë jam shumë optimist se hapësira e vendimmarrjes tuaj do të jetë e pamatë dhe e të gjithë të rinjve që do të bashkohen. Unë kam dëshmuar në të kaluarën se u kam dhënë hapësirë të rinjve më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Meta.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 28/07/2022 13:16

    Femijet tuaj mund te studjojne e argetohen jashte me te cilet pastroni parate e vjedhura. Po i justifikoni duke pas privilegjet me te tepruara si nje shtet i yni. Po rinine sikur e ka jote shoqe Mona apo njelloj jeni si thote batuta : mut njeri e kak tjetri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion