Ilir Meta vazhdon turin në Itali, vizita në bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano: Duhet bashkëpunim me bashkitë shqiptare

Ilir Meta vazhdon turin në Itali, vizita në bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano: Duhet bashkëpunim me bashkitë shqiptare

Ilir Meta në Itali

Prej ditësh Presidenti Ilir Meta ndodhet në Rajonin e Siçilisë në Itali ku po zhvillon takime me Arbëreshët atje. Së fundmi Meta u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet më larta lokale, si dhe u përshëndet me dhjetëra banorë arbëreshë, që kishin dalë për ta pritur përzemërsisht në sheshin kryesor të qytetit.

Në takimin e ngrohtë me Kryetarin e Bashkisë, Nicola Grana, Meta vlerësoi ruajtjen e traditës në këto troje.

“Ndihem i nderuar që po vizitoj këtë bashkësi, e ndërtuar 5 shekuj me parë nga familjet e Arbërisë dhe luftëtarët shqiptarë, e cila gjendet në zemër të Siçilisë dhe një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë. Keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë evropiane dhe atë botërore. Ju keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë, kulturën, ritet, kostumet tradicionalë dhe zakonet e Arbërisë.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Meta tha se autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.

"Na duhet përkushtim edhe më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim dhe vëmendje e pandërprerë ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore.” – theksoi Presidenti Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ave: 08/11/2021 21:24

    Në Palazzo Adriano ka lindur edhe Kryeministri i Parë i Republikës Italiane,Hon.Francesco Crispi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor