TIRANË - Me të marrë detyrën e re si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka falenderuar për zgjedhjen e tij në këtë detyrë dhe ka kërkuar nga të gjithë deputetët, të mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të mirën e Shqipërisë, për hapjen e vendeve të reja të punës, për zhvillimin e saj, për të rritur investimet dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më tërheqës për investitorët e huaj.
META: ZGJEDHJA ME 91 VOTA ISHTE SUPRIZË PËR MUA
Kreu i ri i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve, se do të jetë shembulli i korrektës dhe respektimit jo vetëm të rregullores por edhe të etikës së bashkëpunimit. “Kjo sfidë është e të gjithë deputetëve dhe të gjithë do i përgjigjen kësaj fryme”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka bërë thirrje edhe opozitës që të jetë bashkëpunuese. “Mendoj se është koha për të shkuar përpara dhe njëkohësisht për të bashkëpunuar së bashku me shumë se në të kaluarën, sepse duhet ti përgjigjemi me të njëjtën qytetari, dinjitet dhe shpirt europian, asaj që shqiptarë treguan më 23 qershor duke votuar si europianë. Nuk kemi kohë për të humbur. Debati duhet të zhvillohet sepse objektivi është i përbashkët”, tha Meta pas përfundimit të konferencës së kryetarëve.
Meta është pyetur edhe për votimin ndaj tij, duke marrë 91 vota. “Nuk mund ta komentoj është një rezultat deri diku surprizë por e lexoj si inkurajim për të vazhduar në ato linja konstruktive të drejtimit të kuvendit, sepse kuvendi është i të gjithëve. Të ndihmojmë vendin të zhvillohet më shpejt dhe besoj se do të bëjmë më të mirë për shqiptarët”.
Ndërkaq që ka qenë i rezerevuar për të folur në lidhje me atë që është diskutuar në mbledhjen e krerëve të grupeëve parlamentare. “Mbledhjet të tilla janë në praktikën e punës të funksionimit të institucionit, pasi jemi në fillim të konstituimit të Kuvendit të Shqipërisë”, ka përfunduar fjalën e tij, kryeparlamentari, Ilir Meta.
FJALIMI I ILIR METËS NË KUVEND
“Në 23 qershor shqiptarët votuar me një shpresë të madhe, që ne jemi zgjedhur ta përmbushim këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo shpresë është shprehje e besimit që ata kanë treguar ndaj nesh dhe ky Kuvend duhet të përfaqësojë atë që populli zgjodhi”, tha kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta tha se, në këtë Kuvend, duhet të mbizotërojë, toleranca dhe bashkëpunimi. Sipas tij, deputetët dhe vetë ai, do të kenë si përparësi respektimin e ligjit dhe një vizion të ri për punët e kuvendit.
Në deklaratën e tij të parë si kreu i Kuvendit, Meta tha se, “gjatë këtij mandati ky Kuvend, do të çojë përpara axhendën europiane, reformat që do tu sjellin shqiptarëve vende të reja pune, reforma që do të sjellë mirëqënie për çdo qytetar të vendit. Thirrja ime e parë është lënia pas e konflikteve. Ne duhet të japim llogari çdo ditë për ligjet që do miratojmë dhe për mënyrën se si do i zbatojmë këto ligje”.
Ky kuvend i ri, do të ti tregojë të gjitha këto, tha Meta. “Papunësia dhe varfëria janë sfidat tona të vërteta, që duhen të fitohen”. Sipas tij, deputetët duhet të japin llogari çdo ditë, “se sa vënde të reja pune kemi hapur sot”.
“Ky besim do ti japë energji ekonomisë shqiptare që të ngrihet. Kështu vendi do të ketë më shumë mundësi pozitive. Vendi ynë do të jetë më tërheqës për investitorët e huaj. Ne duhet të ecim drejt reformimit të modelit ekonomik. Të shfrytëzojmë resurset natyrore, ti shfrytëzojmë sa më mirë këto burime. Kjo është një sipërmarrje kolektive mbarëkombëtare, ku roli i opozitës mbetet i pazëvendësueshëm”, tha Meta në fjalën e tij të parë si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe emigrantët: “Do të kujdesemi për çdo qytetar të këtij vendi, nga Vermoshi në Konispol, por jo vetëm për këta. Ne do të përkujdesemi edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që japin kontributin e tyre të madh për zhvillimin e Shqipërisë”.
Më e rëndësishmja për Metën edhe bashkëpunimi për reformat dhe integrimin e vendit në BE. “Duhet të reformojmë veten tonë, duhet të përafrojmë legjislacioni me Bashkimin Europian dhe të forcojmë zbatueshmërinë e ligjeve. Gjithkush pavarësisht bindjeve partiake, që do të bëjë ligje për vendin, do të jetë i mirëpritur. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me botën akademike dhe shoqërinë civile. Në do të vendosim një standart të ri të debatit në Kuvend. Ne kemi një qëllim të përbashkët, të rrisim dinjitenin e vendi tonë. Si një nga shtetet që na ka mbështetur gjithmonë, SHBA-ja do të na mbështesë fuqimisht për integrimin në BE”, tha Meta.
“Duke marrë votën dhe besimin tuaj si kreu i Kuvendit, do të siguroj zbatimin e rregullores, të të drejtave të secilit prej jush. Sfidat janë të mëdha dhe të përbashkëta, dhe zhvillimi i vendit do të jetë më i madh duke rritur bashkëpunimin e duke vënë në krye interesat e kombit.
Ky është kuvendi i popullit, i cili votoi në mënyrë europiane. Le të jemi edhe ne në këtë rrugë”, përfundoi fjalën e tij të parë para deputetëve kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjalimi i plotë i kreut të Kuvendit, Ilir Meta