Ilir Shaqiri, i cili doli fitues në “Big Brother VIP 2022” ka komentuar për herë të parë spektaktilin e këtij viti. Teksa ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë tij në “Instagram", ai është pyetur rreth Luiz Ejllit, balerini përgjigjet:
“E kam komshie në Romë, vajzë e mirë.”
Pas kësaj, ai është pyetur sërish nga një tjetër ndjekës nëse e ka inat Luizin bazuar në komentin e mëparshme që bëri, por balerini është 'tërhequr' duke thënë se nuk ka pse të bëjë ironi teksa uroi dhe suksese.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Nuk kam pse bëj ironi me dikë që nuk njoh dhe nuk shoh. Riferimenti qe komplet kazual me dikë tjetër. Suksese të gjithëve”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)