Natën e kaluar, në ‘PRIME’-n e “Big Brother VIP Albania” pati një spektakël shumë dinamik e intensiv, ku diskutimet dhe bisedat kanë vazhduar edhe në përfundim të mbrëmjes me tone të qeta.
Kështu, gjatë darkës së banorëve, Iliri ka diskutuar me Einxhel një situatë sa i përket Donaldit, ku Iliri tha se mund t’i kishte thënë Donaldit një përgjigjje që mund ta dërrmonte.
Iliri kujtoi momentin kur Donaldi e pyeti se si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan, ndërsa tha se dëshironte t’ia kthente përgjigjen bazuar në marrëdhënien e tij me Bora Zemanin, e më pas lidhjen me Beatrix pas një kohe të shkurtër.
“Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Është gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij, se unë e kisha gati një shprehje, ose një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort po t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu e pas dy javëve ka bërë një gjë tjetër, do e dërrmoja.”- tha ai.
“Nuk ia ka përmendur askush.”- u përgjigj Einxhel.
“Unë që them që personat nga jashtë nuk duhen përdorur në asnjë moment, ai është i pari që e përdori.”- përmbylli Iliri.
Donaldi nuk e kishte grua nuk kishte lidh kurore me ate qe kish. Ti byrazer e kishe grua kishe nje femije e rroje me te. Keshtu qe ky krahasim nuk qendron. PO vari hejbet thuaj bjeri ti biem.
Përgjigju