Disa mijëra apartamente në kryeqytet mbeten prej vitesh të pahipotekuara për shkak se firmat e ndërtimit muk kryejnë veprimet përkatëse në bashki, kanë shkelur lejet përkatëse, apo kanë falimentuar.
Kreu i hipotekave Ilirjan Muho thotë se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët me Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që kjo e fundit të kryejë procedurat për regjistrimin e dosjeve të pallateve dhe pajisjen e familjeve me certifikatat e pronësisë.
"E gjykojmë të paarësyeshme faktin që për hir të një shkelje të kryer nga një investitor gjatë proçesit të ndërtimit të objektit të penalizohen qytetarët të cilët kanë vitë që banojnë aty dhe nuk arrijnë të disponojnë dot një dokument pronësie. tashmë është përgjegjësi dhe detyrim i cile merrët përsipër nga njësia vendore që dosjet do të hartohen prej tyre dhe do të depozitohen për ta çuar më tej proçesin e regjistrimit të pallateve."-thotë Muho
Muhaj thotë se disa ndryshime të ndërmarra së fundmi në legjislacionin e legalizimeve do bëjë të mundur që qytetarët të mos aplikojnë më pranë hipotekave për marrjen e tapive. Për marrjen e certifikatave të pronësisë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive do të aplikojë ALUIZNI, i cili do u shpërndajë familjeve tapitë pas hipotekimit përfundimtar të shtëpive.
"Nuk është e nevojshme që tashëmë të vijnë në zyrat e regjistrimit për të filluar proçesin e regjistrimit të kësaj leje pasi ky depozitim ose ky aplikim do të bëhet nga drejtoritë e Aluzinit, kjo kërkesë do të trajotohet nga punonjësit tanë dhe më pas do ti kthehet përgjigje drejtorisë së Aluiznit e cila ka për klient qytetarin."-shprehet Muho
Në një intervistë ekskluzive për "Report TV", Muho shpjegon ndryshimet e fundit në ligjin për regjistrimin e pasurive, që nga transferimi i veprimeve në zyrat e noterëve, deri te krijimi i hartës dixhitale të pronave në Shqipëri.
Redaksia online
(s.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO