TIRANE-Pas masës që mori Gjykata e Tiranës lidhur me tre urdhër arrestet e prera për ish- komandantin e gardës Ndrea Prendin, drejtorin e IT në Këshillin e Ministrave, Armando Kasaj, dhe për një funksionar të dytë të gardës që është shoferi i komandantit të gardës, Margarit Kume, ka reaguar dhe vëllai i Hekuran Dedës, viktimës së rënë në 21 janar.
Ilmi Deda, i përlotur, ka deklaruar për shqiptarja.com se ende nuk është vënë në pranga personi që ekzekutoi me armë zjarri Hekuran Dedën. Sipas tij mësohet se Prokuroria nuk ka bërë asgjë konkrete për autorin e vrasjes së vëllait të tij.
Ndër të tjera Ilmi Deda ka kërkuar të drejtën e arrestimit të autorit, i cili ka kryer këtë vepër penale. "Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe duhet të nxjerrë në skenë personat që kanë dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve. Ne kemi dëgjuar se ende nuk është gjetur autori i vrasjes së vallëit tim, dhe kjo gjë më dëshpëron tej mase. Jo vetëm unë por ç'do familjar që mund të ndodhej në pozitat e mia do të kërkonte drejtësi. Ajo që ne kërkojmë është zbardhja e plotë e ngjarjes dhe pretendojmë që autorët të mos lihen arrest shtëpie, por të marrin dënimin e merituar"- është shprehur Ilmi Deda.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com