Imami caktoi zv/drejtor
bodigardin Taulant Demiraj

Imami caktoi zv/drejtor <br />bodigardin Taulant Demiraj
Jo më larg se pesë ditë më parë, me urdhër të ministrit Arben Imami, është vendosur si zv/drejtor i SHIU-t, shtetasi Taulant Demiraj. Ky i fundit njihet si njeri që ka punuar në strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe në Gardën e Republikës, duke shërbyer për një periudhë edhe si bodigard i disa politikanëve të njohur.

Nisur nga karriera e tij në ushtri dhe shërbimin informativ, krerët e ministrisë së mbrojtjes ia besuan postin e zv/drejtorit të SHIU-t,shtetasit Demiraj. Për gjatë ditës së djeshme, është bërë dhe prezantimi në këtë post i Taulant Demiraj, duke bërë që ai të marrë zyrtarisht detyrën e re. Zv/shefi i ri i Shërbimit Ushtarak të Ushtrisë Taulant Demiraj rezulton të jetë pronar i një kompanie që merret me sigurimin e objekteve private por edhe shtetërore.

 Në ekstraktin e nxjerë nga faqja zyrtare e QKR-së, rezulton se Demiraj zotëron 50 për qind të aksioneve të kompanisë "Firdeus Security" ndërsa pjesa tjetër e aksioneve ndahet me shtetasin e quajtur Renaldo Çulli. Ndërkohë që objektivi i veprimtarisë së kompanisë së ngritur nga zv/drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë është: "Montimi, blerja, shitja, monitorimi, instalim sistmesh alarmi, kamera të ndryshme. Tregtim me shumicë dhe pakicë, import, eksport i sitemeve të ndryshme të alarmeve. Projektimi dhe zbatimi i veprave ekonomike që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë e që nuk bie ndesh me legjislacionin shqiptar në fuqi.I pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com" në lidhje me këtë kompani zv/drejtori i ri i SHIU-t, Taulant Demiraj është shprehur se kompaninë e kishte themeluar që prej 8 vitesh, dhe sipas tij këtu nuk ka asnjë gjë për ti fshehur opinionit publik.

Marre nga gazeta Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit