Imami dhe Arvizu, konferencë
shtypi për incidentin në Afganistan

Imami dhe Arvizu, konferencë<br />shtypi për incidentin në Afganistan
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ambasadori i SHBA në Tiranë , Aleksandër Arvizu, mbajtën sot një konferencë shtypi për vdekjen e ushtarit shqiptar në Afganistan dhe plagosjen e një tjetri.

Imami shprehu ngushëllimet për familjen e ushtarit të vrarë duke e konsideruar atë si një hero që dha jetë n për lirinë dhe paqen në botë .

“I urova ambasadorit Arvizu një shërim sa më të shpejtë të ushtarit amerikan. Kapiten Vogli dhe grupi special luftuan me vendosmë ri dhe profesionalizëm. Vogli vdiq si trim, si vdesin burrat shqiptar, si hero. Ky është cmimi që populli shqiptar paguan për lirinë dhe paqen në botë ” tha Imami.

Ndë rkohë ambasadori amerikan ka ofruar në ermë r të SHBA mbështetjen për familjen e të vrarit dhe u shpreh se ndihet krenar që gjatë incidentit ushtarë t shqiptarë luftonin krah më krah me ushtarë t amerikanë .

“Gjendemi me emocione të përziera, por janë të mbushura me krenari pë r kë të luftë që kë ta ushtarë shqiptarë po kryejnë në Afganistan. Ndonëse është një ngushëllim i vogël, ne mund të krenohemi sadopak duke ditur që në kohën kur ka ndodhur ky incident jashtë Kandaharit, kë to forca kanë qenë në mision të përbashkët me forcat amerikane. Kam pasur nderin të takohem më herë t me familjen e Voglit. Në emër të qeverisë të shteteve të bashkuara ofrojmë mbështetjen për familjen. Falenderoj gjithë popullin shqiptar për mbështetjen e misionit në Afganistan” u shpreh Arvizu. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës