Imami interpelancë, PS: PD
ju mbron, Ministri: Shpifni

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u paraqit në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare për të dhënë sqarime mbi pronat e Ushtrisë dhe daljen e një pjesë të tyre nga Plani i Përhapjes. Opozita akuzoi Imanin se paraqitet në Komision sa herë e kërkon mazhoranca, por injoron kërkesat e deputetëve të majtë.

Në lidhje me pronat, Imami përsëriti se Ministria e Mbrojtjes nuk shet asgjë dhe se për këtë përgjegjëse është dikasteri I Ekonomisë dhe ai I Financave. Por socialisti Piro Lutaj I paraqiti ministrit një dokument në lidhje me shitjen e Klubit Sportiv Partizani ku zyra e auditit në Ministrinë e Mbrojtjes e rreshton këtë dikaster mes shitësve të objektit. Imami tha se bëhej fjalë për një gabim gjë që çoi edhe në ngritjen e toneve.

PS akuzoi PD se po mbron Imamin. Blushi duke iu drejtuar Imamit me pyetjen “A ka mundësi opozita të kontrollojë ministrinë e Mbrotjes” tha se kemi të bëjmë me një teatër të PD-së për të mbrojtur Imamin. “Pse nuk vjen ministri kur e kërkon opozita? Nga ana e tij Imami u përgjigj se ka qenë i pranishëm sa herë që është thirrur, dhe akuzoi opozitën se po kryen një fushatë shpifjesh ndaj ministrisë.

“Ndaj ministrisë së Mbrotjes është ndërmarrë një fushatë shpifjesh. Ministria e Mbrotjes nuk shet. Nëse doni të shihni si shitet e privatizohet kërkoni në ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave.”- tha Imami.

Sipas tij “politikat e privatizimit nuk përcaktohen nga MM “. Ministri sqaroi se “puna aktuale e ministrisë së Mbrojtjes është fokusuar në verifikimin e sipërfaqeve të pronësisë së saj përmes auditiveve. Përveç pronave të dala nga plani përhapjes, që janë bërë edhe nga paraardhësit e mi, ka pasur raste që janë shtuar prona”
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve