Imami Llallës: Ish-drejtues policie 
më informuan për 'avionë me drogë'

TIRANE - Ish Ministri i Mbrojtjes Arben Imami shmang në shpjegimet për Prokurorinë emrat e personave që e kanë njoftuar për dyshimet për trafik droge nga aerodromi i Gjadrit, të cilat u bënë shkak për akuzat e tij ndaj ministres Mimi Kodheli dhe Forcave të Armatosura. 

“Disa ish-punonjës së Policisë së Shtetit më kanë informuar për trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike nëpërmjet bazës ushtarake të Gjadrit, aty ku është parë të ulet një avion civil”- ka qenë shpjegimi i Imamit për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në fakt, ka qenë Prokuroria e Përgjithshme që i ka dërguar një shkresë zyrtare Imamit, për informacionet që ai kishte për akuzat për trafik droge me avionë nga bazat ushtarake. 

Kërkesa vinte pas akuzave publike të Imamit. Ish ministri mësohet se i është përgjigjur po me një letër kryeprokurorit por pa dhënë emrat e personave që e kanë informuar, dhe pranuar se informacionet i kanë ardhur nga një ish-drejtues i policisë, i cili nuk është më në detyra në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Përgjithshme është në proces verifikimi të të gjitha deklaratave dhe informacioneve për një trafik të mundshëm droge me avionë nga Shqipëria.

Trafiku i drogës me avion është mohuar nga Forcat e Armatosura, por edhe nga vetë Visho Ajazi Lika, shefi i shërbimit informative shtetëror nga ku rezulton të ketë dalë një kërkesë për verifikimin e një informacioni të tillë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/a.ç/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë